N J O F T I M
 Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili merë pjesë në sesionin e 18 të Forumit për mbrojtje dhe siguri globale “CRANS MONTANA FORUM” që mbahet prej 19 deri më 21 tetor 2016 në Bruksel me përfaqësues qeveritar të Evropës dhe më gjerë.

Në hapjen e këtij evenimenti, me fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua dhe zëvendëskryeministri i Belgjikës z. Didier Reynders, i cili theksoi rëndësinë e kontrollimit të sigurisë në Evropë.
 
Në kuadër të këtij Forumi zëvendëskryeministri Halili të premten, (21 tetor, 2016) do të mbajë fjalim lidhur me krizën e migracionit dhe sigurinë rajonale. Në këtë rast, zëvendëskryeministri Halili do të prezantoj qëndrimin e Maqedonisë lidhur me këtë çështje, gjendjen aktuale me emigrantët, masat të cilat janë ndërmarrë në koordinimi me vendet e rajonit dhe të BE-së ...
 
 
Me respekt,
 
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
Thursday, October 20, 2016  20:16    /    herë i lexuar  564