Shenohet 108 vjetori i Kongresit te Manastirit

Me rastin e 22 nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, sot (e Martë, 22.11.2016) Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së, dr. Festim Halili i shoqëruar nga funskionarë tjerë dhe përfaqësues të korit diplomatik ka vizituar Muzeun e Alfabetit në qytetin e Manastirit ku ka marrë pjesë në Konferencën me temë: “Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit”. Gjithashtu zëvendëskryeministri Halili ka marrë pjesë në inaugurimin e Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Alfabetit.

 

Në këtë raste, zëvendëskryeministri Halili të gjithë shqiptarëve ua uroi Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.  Ai u shpreh se nuk do të mungoj mbështetja institucionale e Muzeut dhe se janë paraparë rritje të mjeteve nga buxheti për vitin e ardhshëm dhe do të vazhdohet me realizimin e projekteve tjera.

 

Nga Manastiri zëvendëskryeministri Halili ka dënuar edhe aktin vandal ku është dëmtuar Muzeu i Alfabetit. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

 

“Sot para 108 viteve më parë në këtë shtëpi, u mblodhën delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga mërgata me qëllim që të ulen të gjithë së bashku dhe të përpilojnë, njësimin e Abetares së unifikuar shqiptare, respektivisht të shkronjave shqipe. Kjo shtëpi ka shpirtin e delirësisë, ka shpirtin e arsimimit shqip, edhe pse herë pas here kjo shtëpi sulmohet me gurë e guralecë, por shpirti i kësaj shtëpia do të ngadhënjejnë gjithmonë, dhe se ABC-ja shqipe çdo herë do të përdoret, për të dërguar përpara shkencën, arsimin, popullin tonë, por edhe gjithë njerëzimin”, theksoi Halili në Manastir.

 

 

 

 

Me respekt,

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 











Tuesday, November 22, 2016  22:19    /    herë i lexuar  513