Zëvendëskryeministri Lika uron Ambasadorin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë

Shkëlqësia Juaj,

Në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik - Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dhe në emrin tim personal, Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për ju dhe nëpërmjet jush për popullin amerikan në Ditën e Pavarësisë.  Në këtë ditë feste, Ju uroj Juve dhe popullit Tuaj begati dhe sukses.

I nderuar z. Ambasador, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për nivelin e arritur të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe në këtë moment solemn për Shtetet e Bashkuara, njëherit dua të shpreh gadishmërinë tonë për avancimin e mëtejshëm të miqësisë midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me konsideratë të lartë,

Hazbi Lika

Zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik

 
Tuesday, July 4, 2017  13:46    /    herλ i lexuar  101