Zëvendëskryeministri Halili merr pjesë në Konferencën Ministrore në Berlin të Gjermanisë
Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim
 
Halili në Berlin të Gjermanisë merr pjesë në Konferencën Ministrore me temë “Ekonomitë përfshirëse dhe të qëndrueshme kompetente për zhvillim të objektivave të qëndrueshmërisë ekonomike”.
 
Në këtë Konferencë ku marrin pjesë rreth 350 liderë qeveritarë, përfaqësues të sektorit privat, shoqëria civile, partnerët e zhvillimit, si dhe pjesëmarrës tjerë diskutohet rreth investimeve të gjelbërta, rritjes përfshirëse, si dhe politikëbërjes në praktike.
 
Në këtë rast, zëvendëskryeministri Halili në mënyrë aktive është inkuadruar në debatet rreth proceseve transformuese për sfidat dhe progresin të realizimit të këtyre objektivave, si dhe në lidhje me atë se çka është e nevojshme deri në aftësim të ekonomive përfshirëse që kanë rol në realizim të qëllimeve.
 
Me respekt,
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
 
Monday, March 27, 2017  12:37    /    herë i lexuar  86