Zv. Kryeministri Halili në Konferencë Shkencore në Universitetit Ndërkombëtar në Strugë
 Mes të ftuarve në ceremoninë solemne me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë si dhe hapjen e Konferencës së Katërt Ndërkombëtare Shkencore “ Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm”, mori pjesë edhe Zv.Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dr.Festim Halili.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ku iu ndahen tituj Doctor Honoris Causa - Prof.Dr. Fabio Grasi dhe Akademik Anastas Angjeli. Dr. Halili në fjalën e rastit theksoi:

“Kjo ngjarje e madhe sot kalon kufijtë e qytetit të Strugës dhe nderon gjithë vendin. Ne si udhëheqës të institucioneve dhe krijues të politikave na ndihmon dhe na obligon që të fokusohemi edhe më shumë në këto sfera, në arsim, shkencë dhe kulturë. Urat që ndërtoni ju si përfaqësues të universiteteve dhe akademive ndërkombëtare me vendin dhe institucionet tona do të jenë përgjegjësi e jona për t’i forcuar dhe për t’i shtuar, me qëllim që brezat e rinj ti afrojmë edhe më shumë me tempujt botëror të shkencës dhe arsimit.”

 



 



Saturday, April 22, 2017  13:02    /    herë i lexuar  315