Organizimi i mbrendshëm i Sekretariatit
Organizimi i mbrendshëm i Sekretariatit
Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes kornizë është i përbërë nga 4 Sektorë, 15 Njësi dhe tri Njësi të posaçme . Me Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes kornizë udhëheq Sekretari Shtetëror.
Punët dhe detyrat nga fushëveprimi i Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë i kryejn sektorët në vazhdim:

A) Sektori për zbatimin e marrëveshjes kornizë përfshin këto njësi:

  • Njësia për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • Njësia për përgaditjen e planeve vjetore Nacionale si dhe raporteve vjetore sipas përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • Njësia për monitoring të procesit të decentralizimit;
B) Sektori për punë të përgjithshme përfshin këto njësi:

  • Njësia për kordinim dhe bashkëpunim;
  • Njësia për bashkpunim me organizatat joqeveriotare dhe bashkëpunim ndërkombëtar;
  • Njësia për përkëthim, lektorim dhe redaktim;
  • Njësia për protokoll dhe punë organizative;
  • Njësia për teknologji informatike;
C) Sektori për buxhet dhe furnizime publike përfshin këto njësi:

  • Njësia për buxhet dhe furnizime publike;
  • Njësia për koordinim të ndihmës së huaj dhe donacione;
Ç). Sektori për mardhënie me publikun përfshin këto njësi;

  • Njësia për mardhënie me publikun dhe organizim të pres konferencave;
  • Njësia për përcjelljen e mediumeve , analizë dhe hulumtim;
Si njësi të posaçme në Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes kornizë funksionojnë:

  • Njësia për revizion të mbrendshëm;
  • Njësia për punë kadrovike, resurse njerëzore dhe punë profesionale;
  • Njësia për strategji, planifikim dhe mbikëqyrje;
1. Sektori për zbatimin e marrëveshjes kornizë është kompetent për kryerjen e këtyre punëve dhe detyrave:

  • jep përkrahje Qeverisë për realizimin e prioriteteve strategjike lidhur me obligimet që dalin nga Marrëveshja Kornizë, në lidhje me realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët u përkasin të gjithë bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe institucioneve tjera publike;
  • propozon metodologji për sjelljen e planeve Aksionale për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat;
  • propozon plane Aksionale për përfaqsimin e drejtë dhe adekuat dhe përcjell zbatimin e tyre;
  • kryen koordinim të aktiviteteve të organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve tjera në të gjithë nivelet, në lidhje me realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • baskëpunim me trupat e jashtëm dhe donatorët për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • për nevojat e Qeverisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore përgadit materiale profesionale analitike nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • përgadit raport deri te Qeveria me qëllim informimin për shkallën e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat;
  • në bashkëpunim me Agjensionin për nëpunësa shtetëror merr pjesë në procesin e përfaqesimit të drejtë dhe adekuat;
  • përcjell efektet e procesit të decentralizimit lidhur me procesin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • mban të dhëna nga sfera e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat;
  • kryen edhe detyra tjera që janë në kompetencë të njësisë dhe sektorit.
2. Sektori për punë të përgjithshme kryen këto detyra dhe punë:

  • mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve tjera në lidhje me çëshjet ligjore dhe pyetje tjera;
  • detyra normative-ligjore dhe operative nga sfera juridike;
  • kryen punë që kanë të bëjnë me përkrahjen teknike-informative;
  • kryen punë profesionale në lidhje me përkëthimin nga gjuha maqedone në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e etniteteve tjera në Republikën e Maqedonisë si dhe kryen përkëthime nga gjuha shqipe në gjuhën maqedone si dhe përkëthimin e teksteve nga gjuha angleze ose gjuhë tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit evropian në gjuhën maqedone dhe të kundërtën
  • kryen korespondim të rrjetit përkëthyeas në ministry dhe institucionet tjera përkatëse
  • përgadit materiale për informim dhe raporte për realizimin e aktiviteteve në procesin e përkëthimit
  • kryen përpunime kompjuterike të teksteve
  • kujdeset për ruajten dhe shfrytëzimin racional të materialit harxhues
  • mban evidence ditore për punët e kryera
  • merr pjesë në përgaditjen e propozim- vendimeve për prioritetet strategjike të Qeverisë

3. Sektori për buxhet dhe furnizime publike kryen këto punë:

  • Planifikim dhe ndjekje të realizimit të buxhetit të Sekretarijatit;
  • Kryen kontrollë direkte dhe mbikëqyrje mbi kryerjen e punëve dhe detyrave të Sektorit;
  • Përgadit dhe propozon plan për punë të Sektorit dhe kujdeset për realizimin e tyre;
  • Kujdeset për përgaditjen e buxhetit vjetor të Sekretariatit;
  • Ndjek aktet ligjore dhe akte tjera nga sfera e finansave dhe kujdeset për zbatimin e tyre;
  • Ndjek zbatimin e sistemit të rrogave të nëpunësve shtetëror në Sekretariat si dhe mënyrën e avansimit të sistemit të rrogave në lidhje me zbatimin e komponentës kryesore dhe të veçantë të rrogave të nëpunësve shtetëror dhe të punësuarëve tjerë në Sekretariat;
  • Mban evidencë të gjendjes së zhiro-llogarisë të Sekretariatit si dhe për harxhimin e mjeteve sipas pozicioneve;
  • I pranon dhe kontrollon rregullësin e kontabilitetit të njëjtat i përpunon
  • Kryen regjistrim të ndryshimeve në librin kryesor dhe sidtarin në lidhje me kryerjen e planit finansiar, llogarinë për mjetet kryesore, mban libër inventar për pronë të patundshme
  • Zbatim të punës trezorike si dhe merr pjesë në përpunimin e llogarive periodike dhe llogarive vjetore të Sekretariatit , siguron realizim të furnizimeve publike për nevojat e Sekretariatit
  • Jep kahje për përgaditjen e analizave, planeve, matrica dhe informacione lidhur me punët nga sektori
  • Mban kontakte në nivel të duhur me organizatat e vendit, të huaja dhe ndërkombëtare
  • Realizon kontakte të rregullta me udhëheqësit tjerë të sektorëve dhe njësive në suaza të Sekretariatit si dhe shkëmben informata dhe përvoja
  • Bashkëpunon me Ministrin e finansave për realizimin e prioriteteve strategjike nëçërmjet në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë
4. Sektori për mardhënie me publikun është kompetent për kryerjen e këtyre detyrave:

  • përgadit strategji për komunikim me opinionin në sferën e procesit të zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
  • siguron informim të rregullt dhe në kohë të opinionit për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë;
  • rregullimin dhe mbajtjen e web-faqes;
  • nëpërmjet sektorit për mardhënie me publikun realizon komunikim me mjetet e informimit dhe organizon brifingje dhe press konferenca, si dhe punë të tjera në lidhje me komunikimin me opinionin në procesin e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
  • shpall publikime dhe botime të tjera;
  • përcjell dhe analizon mendimin e opinionit për procesin e zbatimit të Marrëveshjes Kornizë;
  • përcjell mjetet e informimit - shtypin ditor dhe ato elektronike;
  • bashkëpunon me Sektorin për mardhënie me publikun;
  • kryen edhe punë të tjera në kompetencë të sektorit
  • jep akredicion dhe leje për inçizimin e mediumeve të huaja]
  • organizon pres konferenca, brifinze dhe kampanja informative , në bashkëpunim me institucionet qeveritare dhe bashkëpuntorë tjerë të jashtëm, institucione tjera, agjensione profesionale etj.