Zv. Kryeministri Halili donon qindra libra për bibliotekën e Universitetit Nënë Tereza
 Sot, në hapësirat e Rektoratit të Universitetit Nënë Tereza në Shkup, zv. Kryeministrat Halili dhe Ademi takuan Rektorin e UNT Prof.Dr. Azis Pollozhani dhe Prorektorin Prof.Dr. Bashkim Ziberi. Me vendim të qeverisë, Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ndau qindra libra për studentët e Universitetit të ri Nënë Tereza në Shkup, që do ndihmojë në zgjerimin e diapazonit të njohurive të studentëve dhe për hulumtime shkencore të stafit akademik.

Me këtë rast, rektori i UNT falënderoi zv. Kryeministrat Festim Halili dhe Arbër Ademi për mbështetjen e vazhdueshme.











Wednesday, December 21, 2016  18:35    /    herë i lexuar  637