Hazbi Lika mori postin e zëvendëskryeministrit nga paraardhësi i tij, Festim Halili
 Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me një ceremoni rasti Dr.Festim Halili ia dorëzoi detyrën zëvendëskryeministrit të sapoemëruar, z.Hazbi Lika. Në këtë rast, Zv.kryeministri i deritanishëm Dr.Halili theksoi se gjatë takimit me pasardhësin e tij, e ka njoftuar me funskionimin e Sekretaritatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, projektet dhe punët e realizuara deri më tani, si dhe i ka dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

 
“Emërimi im dhe kolegëve të mi si pjesë e kabinetit qeveritar para një viti, ku vendi ishte në një krizë të thellë politike, ishte një sfidë dhe përgjegjësi e madhe.
Andaj, gjatë kësaj periudhe kemi qenë të fokusuar në realizimin e projekteve që ishin pjesë e Programit të Qeverisë dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Halili.
 
Ndërkaq, në pronincimin e tij të parë, zëvendëskryeministri i ri, z.Hazbi Lika, falenderoi të githë faktorët për emërimin e tij në këtë detyrë duke potencuar se reformat do të jenë bazë e punës së tij. Ai falenderoi zv.Kryeministrin në largim, Dr. Festim Halilin për punën e bërë gjatë periudhës së kaluar.
 
“Vazhdojmë me të njëjtën dinamikë dhe qëllime strategjike për të reformuar çdo gjë që ka shkuar keq deri më sot në këtë shtet. Unë me detyrën e re në bashkëpunim me të gjithë faktorët relevant, do të përkushtohem deri në atë fazë sa do të mundem, për të punuar për të mirën e qytetarëve”, tha Lika
 
Me respekt,
 
Sektori për marrëdhënie me opinionin
 
 
Thursday, June 1, 2017  15:07    /    herë i lexuar  160