Me moton “Manastiri feston” shënohet 108 vjetori i Kongresit të Manastirit
 Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe 22 nëntori edhe këtë vit në mënyrë institucionale do të shënohet me disa aktivitete. Ngjarja kryesore do të mbahet të martën më 22 nëntor në qytetin e Manastirit, ku para 108 viteve është mbajtur Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe.

Nën kujdesin e zëvendëskryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, dr. Festim Halili më 22 nëntor në ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës do të mbahet një koncert gala “E nji gjuhë t’gjith na bashkon”.

Në këtë koncert do të luaj në violinë violinisti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli, ORKESTRA FILARMONIKE E UNIVERSITETIT TË ARTEVE “IBRAHIM MADHI” me DIRIGJENT OLSI QINAMI. I ftuari special do të jetë ÇUN LAJÇI.

Në të njëjtën ditë në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir në ora 16:30 do të bëhet hapja solemne e dhomës përkujtimore të komisionit të alfabetit.

 

Me respekt,

 

Sektori për marrëdhënie me opinionin

 

 



Thursday, November 17, 2016  15:38    /    herë i lexuar  940